Prej sot parkimi është pa pagesë

Prej sot ndërrohet orari punues i parkingjeve të NP “Parkingu i qytetit” në Shkup dhe në vend që deri në orën 23.00, do të zgjas prej orës 7 deri në orën 21, pas çka parkimi në zonat A, B dhe C do të jetë pa pagesë.

Në zonën D orari punues do të zgjas deri në orën 23, ndërsa parkimi pa pagesë do të jetë i mundur në periudhën pas orës 23 deri në 7 paradite.

Ky regjim vlen për ditë punë, derisa për të shtunën të dielën dhe ditët eventuale jo pune kohëzgjatja e parkimit në NP”Parkingu i qytetit” e përfshin periudhën prej orës 7-14:00, pas çka parkimi nuk paguhet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button