Më 28 Nëntor, lidhje e partive mbarëshqipëtare në Tiranë

Këtë fundjavë Rinia Rilindëse Kombëtare (RRK) ishte prezent në Luginën e Preshevës në takimin e pestë të Lidhjes së Forumeve Rinore të partive mbarëshqiptare, të cilën e  përfaqësuan Shenazi Salihi, kryetarja e porsazgjedhur e RRK-së dega e Gostivarit Elita Miniri dhe anëtarja Shemije Elezi.

Në këtë takim punues të Lidhjes së Forumeve Rinore fjalë rasti kishte edhe përfaqësuesi i të rinjve të RDK-së Senazi Salihi i cili para të pranishmëve u shpreh se ‘’Prezenca e Lidhjes së Forumeve Rinore të partive mbarëshqiptare në Preshevë jep një mesazh të qartë se shqiptarët nuk e kanë harruar Luginën e Preshevës, luginën e sakrificës.

Të mbledhur sot në Preshevë ne të rinjtë u japim një mesazh të qartë të tjerëve dhe dëshmojmë se Presheva dhe Lugina në përgjithësi është Luginë Shqiptare.

Rinia shqiptare më këto forume dhe aktivitet që po organizon po ngjall të gjitha trevat shqiptare gjithandej ku jetojnë shqiptarët dhe tregon se me të vërtet ne të rinjtë jemi ai grushti i fortë i Migjenit të cilën para disa ditëve e përmendi lideri jonë i nderuar Rufi Osmani si një grusht i rëndësishëm i ndryshimeve në shoqërinë shqiptare”.

Poashtu, Salihi doli me një propozim që të rinjtë nga të gjitha forumet rinore politike të angazhohen që të ndikojmë tek liderët e partive që më 28 Nëntor, kur e gjithë shqiptaria do të festojë 100 vjetorin e shtetit Shqiptar, liderët politik shqiptarë nga të gjitha trojet etnike të bashkohen në Tiranë dhe të themelojnë edhe ata një ‘’Lidhje të partive mbarëshqiptare”
Propozim i përfaqësisë së Forumit Rinor të RDK-së i cili gjeti mbështetje nga Forumi rinor i partisë AKR të Kosovës, Partisë Demokratike të Bujanocit dhe disa forumeve rinore të partive nga Shqipëria./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button