Në Ohër deri në orën 13:00 kanë votuar 21,9 për qind, në Debarc 23 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

Deri në orën 13:00 në Ohër kanë votuar 21,95 për qind e personave me të drejtë vote, gjegjësisht 11.456 votues, kumtoi kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, Kliment Kamnaroski, transmeton MIA.

Në listën zgjedhore me të drejtë vote për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe kryetarë të ri të Komunës së Ohrit janë regjistruar 52.273, ndërsa në listën e vetme zgjedhore për president të ri janë të regjistruar 52.193 votues.

Sipas Kamnarovski, procesi zgjedhor në Ohër po zhvillohet në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ndërsa në Komision deri tani nuk kanë arritur informacione për parregullsi zgjedhore.

Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa në Komunën e Debërcës, ku sipas KKZ deri në orën 13:00 në votim kanë dalë 995 persona apo 23 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button