Bajrami: Deri më tani asnjë parregullsi nuk është paraqitur për procesin zgjedhor pranë Prokurorisë Publike (Video)

Kryetari i Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurori Xhelal Bajrami në pres konferencën e orës 12 tha se deri më tani nuk ka pasur paraqitje të ndonjë parregullsie të procesit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Edhe sot në ditën e zgjedhjeve, në raundin e dytë zgjedhor, procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe deri më tani nuk ka pasur nevojë që prokurorët kujdestarë të marrin asnjë aktivitet, pasi që nuk është paraqitur asnjë parregullsi. Shpresojmë që si në raundin e parë zgjedhor ashtu edhe në të dytin, procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe ne të mos ketë asnjë pengesë. Shpresojmë që ne si prokurori mos të kemi nevojë të ndërmarrim asnjë aktivitet, por megjithatë ne jemi të organizuar me kujdestari plotësuese për të përcjell dhe ndjek proceset zgjedhore, po që se shprehet nevoja ne jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha masat qe kemi në dispozicion”, tha Bajrami.

Deri në ora 10.00 sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë votuar 99.192 votues, apo 6.31 % nga numri i votuesve të regjistuar, njoftoi në konferencën e parë për shtyp Komisioni Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.
Deri në këtë moment njoftoi zëdhënësi Admir Shabani, kanë ardhur të dhëna për 88.10 % nga vendvotimet në shtet.
Jehona më e lartë është në komunën e Berovës, Demir Kapisë, Ktartovës dhe Kriva Pallankës, ndërkaq jehona më e ulët është në Bogovinë, Vrapçishtë dhe në Dibër.
Lexo edhe: Këto janë komunat me dalje më të ulet dhe më të lartë në zgjedhjet e sotme në RMV

KANË VOTUAR 0,15% MË SHUMË SE NË RRETHIN E PARË DERI NË ORA 10: 
Rrethi i parë: 95.406 votues apo 6.16 %
Rrethi i dytë: 99.192 votues apo 6.31 %

LEXO: Maqedonia e Veriut voton për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, votat e shqiptarëve mund të bëjnë dallimin

Sipas ligjit, në rrethin e dytë fitore shënon kandidati i cili do të marrë shumicën e votave, nëse në votime do të dalin më shumë se 40% e qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht së paku 723.253 vota, njofton Portalb.mk.
LEXO: Presidencialet në RMV, ky është numri i votave që duhet një kandidat t’i merr për të fituar që në rrethin e parë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button