MPJ greke: Lajmi për vrasjen, produkt i imagjinatës së sëmurë

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë i ka hedhur poshtë si të pavërteta informacionet se në Selanik është rrahur për vdekje një student maqedonas me emrin Aleksandar Samarxhiev.

Informacion ky që u liferua nga shtetërorja MRTV dhe përshkoi mediet maqedonase, të cilat pa asnjë konfirmin duke u bazuar në standardet profesionale gazetareske publikuan lajmin duke alarmuar opinionin, madje duke nxitur doza të mëdha nacionalizmi nëpër rrjetet sociale.

Zëdhënësi i MPJ-së greke, Grigoris Delaverkura, ka theksuar se një i tillë incident nuk ka ndodhur dhe se kjo është vetëm një produkt i imagjinatës së sëmurë, ndërsa i ka bërë thirrje Qeverisë së Shkupit që të jetë “më e kujdesshme dhe të mos lë hapësirë për acarime artificiale dhe rritje të nacionalizmit”.

Informacioni për vdekjen e këtij studenti, e ka dhënë një person me emrin Stiljan Samarxhiev, i cili u është prezantuar medieve si kushëriri i “të ndjerit” Samarxhiev.

Lajmi ka ndikuar madje të rritet edhe prania e forcave policore përpara Ambasadës së Greqisë në Shkup./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button