Gostivar, investime të reja zvicerane

Komuna e Gostivarit dhe ndërmarrja publike komunale “Komunalec” Gostivar nënshkruan kontratë bashkëfinancimi me Sekretariatin Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) për implementim të projektit “Përmirësimi i sistemit të ujit për furnizim në komunën e Gostivarit” në vlerë të përgjithshme prej  2,57 milionë franga zvicerane prej të cilave 2,3 milionë ose 90% janë siguruar nga SECO, kurse pjesa tjetër 260 mijë janë kontribut i brendshëm dhe janë siguruar nga komuna e Gostivarit dhe NPK “Komunalec”.

Pjesë e kontratës trilatelare në cilësinë e partnerit institucional ndërshtetëror i SECO-ës në Maqedoni është dhe Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor.

Kjo  do të sigurojë kushte të shëndetshme të jetesës dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit, të tilla si industria dhe bujqësia. Në të njëjtën kohë komuna e Gostivarit është mirënjohëse që partnerët si SECO dhe ambasada Zvicerane, njohën dhe vlersuan punën dhe menaxhimin e suksesshëm të Komunës së Gostivarit si dhe ndërmarrjes publike komunale gjatë këtyre viteve, të menaxhuara me sukses nga udhëheqësia komunale. 

Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefano Lazzarotto në fjalimin e rastit vlerësoi komunën e Gostivarit, e cila pas dy projekteve të sukseshme të financuara nga SDC – Agjensioni zvicëran për bashkëpunim ndërkombëtar, forumin në bashkësi dhe forumin buxhetor.

Në vlerë të përgjithshme të projekteve prej 300,000 franka, nënshkruan kontratën për implementim të projektit të tretë të përbashkët “Përmirësimi i sistemit të ujit për furnizim në komunën e Gostivarit” ne vlerë të përgjithshme prej  2,57 milionë franga./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button