Egzodi i popullsisë të Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së është një fantazmë

Migracioni është një element shumë i rëndësishëm së bashku me natalitetin për demografinë e një shteti në transicion siç është Republika e Maqedonisë së Veriut. Destinacioni i migracionit të popullsisë nga vendi emigrues drejtë vendit imigrues do të varet nga rrethanat ekonomike të vendeve imigruese.

Por, sot një konstant është e sigurt se opinionet dhe politikat migruese bazohen mbi perceptimin që popullata bënë për fenomenin e migracionit, dhe aspak mbi statistikat reale dhe numrin e të mërguarve. Kemi përshtypje sikur te ’’emisioni meteo që jep informata për parashikimin e kohës që bazohet në parashikimet se sa më shumë mbi temperaturat reale që do të mbretërojnë gjatë ditës apo javës’’.

Nga frika e migracionit të popullsisë kemi në opinion apo në zenit hiç pa u ndalë ’’non stop’’ lajme të rrejshme ’’fake news’’ të cilët prosperojnë vazhdimisht për migracionin e popullsisë në përgjithësi e në veçanti në Republikën e  Maqedonisë së Veriut.

Migracioni i popullsisë të Maqedonisë së Veriut drejtë vendeve të BE-së nuk është një risi, ky migracion është i njohur dhe daton nga kohërat më të hershme por sot çka është e re forma e cila ka ndryshuar dhe atë nuk kemi një migracion klasik por një lëvizje ’’mobilty’’ të popullsisë që në kushtet e kohës së sotme nuk korrespondon me migracionin klasik.

Popullsia që migron sot është më shumë krahu i punës që lëvizë drejtë  tregut të punës të BE-së që në të ardhmen do të jetë tregu i punës edhe i Maqedonisë së Veriut. Këta punëtorë që shkojnë të punojnë në tregun e BE-së nuk kanë qëllim që të mbesën në vendin ku punojnë për shumë arsye, p.sh: largësia e vendit të punës me vendin e rezidencës nuk është e madhe, lidhja familjare, jeta sociale, parsurit e pa tundshme etc.

Ekuilibri i popullsisë në mes vendeve emigrues dhe imigrues do të arrihet kur do të kemi një abondoncë të krahut të punës në vendin emigrues dhe një tepricë të krahut të punës në vendin imigrues, edhe atë aq më shumë kur kemi parasysh zgjerimin e tregut të punës me aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE-ë.

Shumë e saktë është dhe lehtësisht mundet të kemi një rrezik të lëvizjes ’’mobility” të trungut të dijës drejtë vendeve të BE-së me një dozë të rrezikut që këta kuadro të mbesën në këta vende për shkak se kjo kategori sociale dëshiron që të realizojë kompetencat profesionale që ka marrë në vendin emigrues që është rasti me Maqedoninë e Veriut.

Të besosh ose të thuash se ka një egzod të popullsisë drejtë vendeve të BE-së (Gjermani, Austri, Suedi) është një ’error in objecto” kisha thënë një fantazmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button