Nevoja për fuqizimin e diplomacisë digjitale në Evropën juglindore

Diplomacia digjitale, nëse përdoret në mënyrë përkatëse, është plotësim i bindshëm dhe në kohë i formave tradicionale të diplomacisë. Vendet që nuk e përdorin dhe të cilat nuk e zotërojnë thjeshtë do të kenë ndikesë dhe fuqi të zvogëluar në skenën botërore.

Mënyra në të cilën njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin ndryshon shpejtë në Evropën juglindore, por, çka është më e rëndësishmja, ndryshon edhe mënyra në të cilën institucionet shtetërore komunikojnë me qytetarët. Përmes përdorimit të Internetit dhe teknologjive tjera ndërlidhëse, ministritë e punëve të jashtme të vendeve të Evropës juglindore kanë mundësi të re që ti arrijnë qëllimet e veta të politikës së jashtme përmes promovimit dhe rendimit të shtetit të tyre dhe përmirësimit të dukshmërisë dhe pranisë së tyre në skenën botërore.

Sipas Stejt departamentit të SHBA, diplomacia paraqet “art dhe praktikë të bërjes së negociatave dhe të mbajtjes së marrëdhënieve midis kombeve; shkathtësi për mbajtje të raporteve pa u shkaktuar armiqësi”. Diplomacia digjitale, thënë thjeshtë, paraqet përdorim të Internetit dhe të teknologjive të tjera për lidhje për tu arritur këto qëllime. Kjo formë e re e diplomacisë bazohet në format ekzistuese të diplomacisë tradicionale, me shfrytëzimin e teknologjive për ndërlidhje, rrjetet dhe demografia e epokës digjitale. Gjendemi në periudhë të ndryshimeve të cilat në tërësi do ta ndryshojnë vazhdën e gjerave, dhe të ballafaquara me këtë ndryshim mënyra në të cilën udhëhiqen vendet më të vogla në rajonin nuk mund të mbetet statike, por duhet rrënjësisht të ndryshojnë dhe tu përshtaten ndryshimeve në botë. Diplomacia digjitale bën përpjekje që ta bëjë pikërisht atë.

Institucioni shtetëror me më shumë ndjekës në botë dhe i pari i cili vendosi njësi për diplomaci digjitale ishte Departamenti i shtetit i SHBA-ve, sipas një studimi për „Tuiplomasi“(Twiplomacy). Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtet prijës në botë i cili i është përkushtuar idesë për shtetshmëri të shekullit njëzet e një, e udhëhequr nga Alek Ros, ish këshilltar i lartë për inovacione i sekretares shtetërore Klinton dhe Xhared Koen, bashkëpunimit të saj për planifikim të politikave. Edhe shtete të tjera nga Amerika Veriore dhe Evropa Perëndimore e ndoqën këtë shembull, sepse ndryshimet në natyrën e politikës së re, globalizimi, teknologjitë e reja për komunikim dhe demokratizimi, përfshirë edhe rritjen e populizmit e zvogëluan distancën midis vendeve dhe midis liderëve dhe opinionin. Këto ndryshime arritën edhe deri te këndi jug-lindor të Evropës.

Diplomacia digjitale nuk është risi e kalueshme, por e qëndrueshme dhe përhapet bashkë me përhapjen e Internetit nëpër botë, e posaçërisht te të rinjtë. Para më shumë se një decenie u paraqit Tuiteri, ndërsa ai sot tërheq 330 milion shfrytëzues aktiv në muaj. Pothuajse 80 përqind nga shfrytëzuesit nuk janë nga SHBA. Përveç kësaj, Fejsbuku ka 1,4 miliard përdorues aktiv ditor. Më tepër se 80 përqind nga përdoruesit e Fejsbukut nuk janë nga Amerika Veriore. Hendeku digjital midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim po ngushtohet. Përdoruesit e Internetit dhe të teknologjive të tjera për ndërlidhje nga vendet në zhvillim janë përdorues gjithnjë e më të shpeshtë në kanalet e medieve sociale siç janë Tuiter dhe Fejsbuk, krahasuar me përdoruesit nga Amerika Veriore dhe Evropa perëndimore.

Burim: anacrold.com

Nëse e shohim Evropën juglindore në përgjithësi, do të vërejmë se përdorimi i Internetit dhe teknologjive tjera ndërlidhëse është gjithnjë e më i pranishëm tek qytetarët, posaçërisht tek të rinjtë, por institucionet shtetërore ende e kanë tejet të mundimshme të qenurit të hapura dhe transparente, pasi që janë më të rezervuara. Këto teknologji ndërlidhëse do ti përforcojnë vlerat e transparencës midis qytetarëve dhe qeverive, gjë përmes së cilës do të arrihet ndërtim i kulturës demokratike digjitale. Koha e transmetimit së mesazhit vetëm përmes kabllove dhe mejnstrim medieve ka kaluar. Ngjashëm me këtë, diplomacia tani më nuk është vetëm nën kontrollin e përfaqësuesve qeveritarë dhe diplomatëve dhe nuk është diçka që bëhet në koktej zbavitjet e dala nga moda, por ajo është edhe obligim i shoqërisë civile dhe i individëve. Duhet të bëhen edhe më shumë përpjekje pasi qeveritë e rajonit duhet ti trajnojnë gjeneratat e reja të diplomatëve për atë se si duhet të shfrytëzohet interneti dhe teknologjitë tjera për ndërlidhje që ti zgjerojnë aktivitetet e veta. Vendet me të vërtetë të vogla si ato në Evropën Juglindore janë ato që luftojnë për v[mendje dhe mirënjohje në skenën botërore.

Tuiteri konsiderohet si mjeti më shpesh i përdorur për diplomaci digjitale, pasi në të ka 951 profile të presidentëve të shteteve, kryeministrave dhe ministrave të punëve të jashtme nga 187 shtete nga bota, por vetëm një numër i vogël i tyre – presidenti i SHBA-ve Donald Tramp, kryetari i Këshillit të UE-së Donald Task, kryeministri i Danimarkës Lars Loke Rasmusen, ministri i punëve të jashtme i Danimarkës Anders Samjuelsen, ministri i punëve të jashtme i Letonisë Edgars Rinkeviks, kryeministrja e Norvegjisë Ema Solberg etj. – personalisht shkruajnë në Tuiter, sipas studimit nga „Tuiplomasi“. Në pikëpamje rajonale, lideri më me ndikim në Evropën juglindore i cili ka pasur ndërveprim më të shpeshtë në Tuiter gjatë vitit të kaluar ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ndërsa profili në Tuiter i Ministrisë së punëve të jashtme së Kosovës është treguar si më i ndërlidhur. Pasi erdhi në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, presidenti i SHBA-ve Donald Tramp u bë lideri me më shumë ndjekës në botë, më shumë edhe se Papa Françesku i cili është lideri i dytë në botë sipas numrit të ndjekësve, sipas studimit të njëjtë. Kur presidenti i SHBA-ve shkruan postime në Tuiter nga profili i tij personal në Tuiter në të cilin ka 60 milionë ndjekës, për shembull në orën 03.00 pas mesnate duke iu kërcënuar ndonjë shteti me sanksione, bota dëgjon. Është tjetër gjë se a u pëlqen ajo që ai e thotë, por në çdo rast mesazhi është i pranuar.

Format tradicionale të diplomacisë do të vazhdojnë të dominojnë, por aspekti digjital i saj do të paraqesë ndryshim në formën dhe në strategjinë. Diplomacia digjitale përfshin mënyrë të intensifikimit të përpjekjeve tradicionale diplomatike dhe zhvillim të zgjidhjeve politike të bazuara në teknologji. Në vend që të krijohen struktura dhe procedura të punës të posaçme për diplomacinë digjitale në ministritë e punëve të jashtme dhe e njëjta të konsiderohet si e posaçme dhe e ndarë, duhet ta integrojmë në diplomacinë tradicionale, duke përdorur mjete digjitale në diplomacinë. Prandaj, diplomacia digjitale duhet të institucionalizohet.

Një diplomat i erës digjitale nuk duhet të ketë pasion të veçantë ndaj teknologjisë për të qenë ekspert i politikës së jashtme, por ti përfaqësojë interesat e politikës së jashtme në shtetin e vet. Mirëpo, nëse diplomati kujdeset për avancimin e interesave të politikës së jashtme në vendin e vet, është më mirë ti kushtojë vëmendje asaj që është struktura më revolucionare dhe më e fuqishme nga aspekti gjeopolitik në erën digjitale, e ajo është Interneti dhe teknologjitë tjera për ndërlidhje. Prandaj, diplomacia digjitale duhet të institucionalizohet.

Sistemi i tanishëm ndërkombëtar u nënshtrohet ndryshimeve të shpejta, ku vendet dhe aktorët jo-shtetëror garojnë për dominim dhe ndikesë në të njëjtën hapësirë digjitale. Ajo hapësirë për momentit është pritës i më tepër se tre miliard njerëz, ndërsa shumica prej tyre i qasen Internetit përmes teknologjive të tyre mobile të komunikimit. Diplomacia digjitale, kur përdoret në mënyrë përkatëse, është plotësim i bindshëm dhe në kohë i formave tradicionale të diplomacisë që mund ti ndihmojnë një vendi që ti avancojë qëllimet e veta të politikave të jashtme, ta zgjerojë arritjen në rrezen e veprimit globalisht dhe të ndikojë mbi publikun e vendit dhe të jashtëm. Me ardhjen e komunikimit instant, diplomacisë algoritmike dhe inteligjencës artificiale, ata të cilët nuk e shfrytëzojnë dhe nuk e kanë përvetësuar diplomacinë digjitale, thjeshtë do të mbeten prapa tjerëve. Disa shtete do të përfshihen në diplomaci digjitale më herët dhe në mënyrë më agresive se sa të tjerat, ndërsa ata të cilët absolutisht refuzojnë të bëhen pjesë e saj do të kenë ndikim dhe fuqi më të vogël në skenën botërore.

Shkrimi është marrë nga Respublica.edu.mk. Autor: Sabin Selimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button