Eurodeputeti Kacin: Të drejta edhe për UÇK-në

Eurodeputeti slloven Jellko Kacin  në një intervistë për javoren ‘Gragjanski’ shprehet se është e patjetërsueshme që të dyja palët pjesmarrëse në konfliktin e armatosur të vitit 2001 të trajtohen njëjtë.

“Të rënë kishte nga të dyja palët andaj fëmijët e të rënëve meritojnë trajtim të njëjtë. Kështu është në Evropë, gjithçka tjetër ndryshe nga kjo, nuk është evropiane dhe unë nuk mund ta përshëndes atë”, ka theksuar Kacin.

Ai ka vlerësuar edhe gjestin e përkuljes të ministrit Fatmir Besimi përpara përmendoreve të dy palëve pjesmarrëse në konflikt, duke e cilësuar Besimin si politikan i pjekur dhe me shumë përgjegjësi.

“Me atë që shkoi dhe u përkul në të dyja manifestimet, ai e pamundësoi një gjë të tillë.  Mendoni çfarë të doni të mendoni, për mua  ai është një politikan i pjekur që sillet me shumë përgjegjësi, me karakter evropian nga i cili duhet të mësohet”, u shpreh Kacin për javoren “Gragjanski”.
 
Ai ka komentuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme që sipas tij do të ishte edhe një dëshmi se VMRO-DPMNE po e humb mbështetjen nga elektorati. Kacin tha se qeveria shkon drejtë zgjedhjeve të parakohshme për të mbuluar dështimet dhe për të mos ndërruar asgjë në kursin e saj, përfshirë edhe atë euro-atlantik. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button