Të shtëna në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm i armatosur në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave amerikane, policia dhe ekipet shëndetësore janë transferuar në vendin e ngjarjes pas dëgjimit të të shtënave në kampusin e universitetit në Charlotte.

Agjencia e Shërbimeve Mjekësore Emergjente në Mecklenburg bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër janë plagosur, prej të cilëve dy më rëndë.

Ndërkohë, autoritetet policore nuk shpalosën identitetin e viktimave, por njoftuan se një i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button