SHBA mbështetje të plotë për tentativën për grusht shteti në Venezuelë

Administrata amerikane ka njoftuar mbështetjen e plotë për tentativën e grushtit të shtetit të udhëhequr nga Juan Guaido, i cili është vetëshpallur si “president i përkohshëm” në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, kanë premtuar mbështetje të plotë për Guaidon dhe përkrahësit e tij.

Zëvendëspresidenti amerikan Pence, në një deklaratë nga llogaria e tij Twitter tha se “Jemi me ju Asamble Kombëtare dhe popull liridashës i Venezuelës. Amerika do të qëndrojë me ju deri në rivendosjen e demokracisë dhe lirisë në Venezuelë”.

Ndërkaq, sekretari amerikan Pompeo po ashtu në Twiter ka theksuar se “Sot presidenti i përkohshëm Guaido njoftoi që ka filluar Operacionin e Lirisë. Administrata e SHBA-së jep mbështetje të plotë ndaj përpjekjeve të popullit të Venezuelës për demokraci dhe liri. Demokracia nuk mund të mposhtet”.

Edhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, nëpërmjet një deklarate në llogarinë e tij në rrjetin e njëjtë social ka shprehur mbështe për Guaidon. Duke i bërë thirrje ministrit venezuelas të mbrojtjes Vladimir Padrino, Bolton ka deklaruar se ushtria duhet të mbështesë Guaidon dhe simpatizantët e tij.

Tentativa për grusht shteti

Kryetari i parlamentit në Venezuelë, Juan Guaido, i cili me 23 janar ka shpallur veten si president i vendit, në orët e para të mëngjesit në rrjetin social Twitter publikoi një video treminutëshe dhe u bëri thirrje ushtarëve dhe qytetarëve për të dalë në rrugë.

Nga llogaria e tij në Twitter, Guaido postoi një video me një grup ushtarësh përreth tij në afërsi të bazës ajrore La Carlota në Karakas.

Në video Guaido ndodhet përpara një automjeti të blinduar pranë një grupi ushtarak dhe aktivistit opozitar në arrest shtëpiak Leopoldo Lopez dhe u bën thirrje ushtarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur kushtetutën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në kryeqytetin Karakas ushtarët kanë bllokuar disa rrugë dhe në disa rrugë janë vërejtur automjete ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button