Garip Kaba: Opozita të bashkohet rreth kandidatit për Strugën

Garip Kaba, ish deputet i PDSH-së dhe një nga funksionerët e kësaj partie që nga themelimi i saj,  ka deklaruar se i vetmi opsion fitues për partitë opozitare shqiptare për të udhëhequr me Komunën e Strugës, do të ishte i garantur vetëm kur ato do të bashkoheshin rreth një kandidati dhe një platforme të përbashkët.

Për Kabën, dalja e partive opozitare me më shumë se një kandidat në zgjedhjet e ardhshme vendore do të ishte një dhuratë për këtë garniturë destruktive për të qëndruar edhe katër vjet në pushtet në Komunën e Strugës.

Gjithashtu Kaba, pohon se gjatë kësaj kohe është inkurajuar nga struktura të ndryshme të PDSH-së në Strugë, që të marrë përgjegjësin dhe të garoj në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Edhe pse për momentin siç po rrjedhin gjërat mund të them se ka pak gjasa që të pranoj të bëhem pjesë e garës elektorale. Do ta kisha pranuar këtë sfidë si një përgjegjësi ndaj qytetarëve të Strugës vetëm atëher kur ne opozitarët do të ishim bashkuar rreth një kandidati dhe platforme për të ndryshuar qeverisjen në Komunën e Strugës’’, përfundon Garip Kaba./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button