Analistët: aventurat e palës Maqedonase në OKB, populizëm dhe ikje nga realiteti

Populizëm dhe ikje nga realiteti. Kështu analistët politik Denko Maleski dhe Albert Musliu e shohin aventurën e palës Maqedonase në Asamblenë e përgjithshme të KB-ve.

Atje, presidenti Ivanov mbajti fjalim në të cilin e ftoi, siç tha fqiun tonë jugor të respektojë vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe të respektojë detyrimet e mara.

Pikërisht ky fjalim për Albert Musliun paraqet populizëm, sepse të gjithë tani më e kemi të qartë se vendimet e  gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nuk janë detyruese për palët dhe nga këtu thotë Musliu, ky fjalim më shumë shërben për politikë ditore të konsumit të brendshëm.

 “Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nuk është vend ligjëratash ku ne duhet ta edukojmë palën greke për atë që ata veç më e dinë. Për vite me radhë tek ne, politiken e jashtme na e qon politika ditore edhe fjalimet, prezantimet, deklaratat… që janë në suaza të politikës së jashtme, jo rrallë herë janë deklarata të cilat përdoren në politikën ditore. Nuk ka Gjykata ndërkombëtare mekanizma si ta detyrojë Greqinë ta implementojë atë vendim” thekson Musliu.

Në ndërkohë ndërmjetësi në çështjen e emrit Metju Nimic, në Nju-Jork, takoi presidentin Ivanov dhe ministrin grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Avramopulos dhe sipas asaj çka tha, të dyja palët janë të gatshme për bisedime.

Takimi i negociatorëve sipas të gjitha gjasave do të mbahet në Tetor, por nga ky takim eventual nuk mund të ndodh asgjë e rëndësishme thotë ish shefi I diplomacisë së Maqedonisë Denko Maleski sepse thotë:  bazuar ne deklaratat e lidershipit të vendit, si dhe nga fjalimi I presidentit në KB-të, ata shpresat I bazojnë te e drejta ndërkombëtare me ndihmën e të cilës mund të dalim nga kjo rrugë qore dhe më këtë të hapet rruga për NATO dhe BE.

“Përderisa politikanët tanë janë të bindur në fuqinë e të drejtës ndërkombëtare, me kusht që me të vërtetë të janë të bindur dhe jo të punojnë për të blerë kohë që të ju kalojë mandate pa u marrë me problemin mendoj se nuk do të mund të lëvizim nga kjo situatë” tha Malevski.
Denko Maleski, gjithashtu mendon se nevojiten negociata të mundimshme dhe kompromise serioze për tu zgjidhur ky problem, dhe nga këtu ai sheh gatishmëri tek garniture aktuale politike në vend./Portalb

   

Lajme të ngjashme

Back to top button