Basha: Kandidatët për deputetë të PD-së do të zgjidhen nga baza e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha në një dalje për mediat, foli për demokratizimin e partisë që ai drejton.

“Deputetët tanë do zgjidhen përmes parimit “Një anëtar një votë”, u shpreh Basha pas takimit me NDI, Instituti Republikan Ndërkombëtar, transmeton Top Channel.

Më tej ai këmbënguli se do të bëjnë një transforimim të politikës shqiptare, si edhe mohoi zërat se ka mospërputhje qëndrimesh mes PD dhe aleatëve të djathtë, duke vënë në dukje se qëndrimet e aleatëve janë në përputhje të plotë me PD dhe marrëveshjen e koalicionit firmosur pak ditë më parë.

“Do të bëjmë një transforimim të politikës shqiptare. Nuk ka mospërputhje qëndrimesh mes PD dhe aletatëve të djathtë”, u shpreh Basha duke shtuar se “Kemi një qëndrim që regjistrimi në zgjedhje bëhet kur të plotësohen kushtet dhe të ikë Edi Rama”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button