Dietë: Për 7 ditë humbni 5 kg

Në asnjë mënyrë bukë, alkool apo pije alkoolike

Dita e parë
Hani vetëm supë (sa të doni) dhe fruta përveç bananes (pjepri, shalqiri kanë më pak kalori se të gjitha frutat e tjera). Mund të pini çaj ose kafe pa sheqer. Ujë sipas dëshirës.

Dita e dytë
Vetëm perime. Hani derisa të ngopeni perime të pa gatuara. Përpiquni të hani sa më shumë perime me gjethe jeshile, por qëndroni larg nga bishtajat, bizelet dhe misrat. Hani sa më shumë supë që të mundeni. Në darkë, hani një patate të madhe të pjekur në furrë me një lugë të vogël vaj. Mos hani fruta.

Dita e tretë
Hani supë, fruta dhe perime sa të doni. Mos hani patate. N.q.s keni
ngrëne sipas udhëzimeve dhe nuk e keni shkelur, do të shikoni qe keni rene 2-3 kg.

Dita e katërt 
Banane dhe qumësht krejtësisht të skeremuar. Hani 3 banane dhe pini
qumësht të skremuar sa të doni gjatë gjithë ditës, dhe padyshim, supë. Banania dhe qumështi i skremuar kanë një sasi të madhe kalorish, por gjatë këtyre ditëve keni nevoje për potasium, karbohidrate, proteina për të zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.

Dita e pestë
Mish dhe domate. Mund te hani 300-400 gr mish dhe 6 domate.
Përpiquni të pini të paktën 6 gota ujë për te eliminuar acidin urik në
trupin tuaj. Hani supë të paktën një herë.

Dita e gjashtë
Mish dhe perime. Hani mish dhe perime sa të doni. Mund te hani 2 deri në 3 biftek me perime me gjethe jeshile. Jo patate. Hani supë të paktën një herë.

Dita e shtatë
Oriz integral, lëng frutash pa sheqer dhe perime. Mund te hani sa herë të doni. Hani supë sa më shumë që të keni mundësi.

Ne fund te shtatë ditëve, nëse nuk i keni shkelur udhëzimet, do të keni humbur 5-7 kg. Nëse keni humbur me shume se 7 kg, ndërpriteni dietën 2 ditë përpara se ta rifilloni nga dita e pare.

Kjo diete 7 ditore, mund të zbatohet sa here të doni. Nëse e zbatoni në mënyre korrekte, do të pastroni trupin tuaj nga papastërtitë, dhe do t`ju japë një  mirëqenie dhe lehtësie qe nuk e keni pasur mëe parë.

Vetëm pas 7 dite diete, do të filloni te ndjeni një bollëk energjish. Kjo është një dietë e shpejte dhe djeg dhjamërat. Sekreti i dietës është se ajo djeg me shume kalori nga ato qe merr.

Kjo diete nuk lejon absolutisht që të pihet pije alkoolike apo të
gazuara.

Vetëm ujë, lëng frutash pa sheqer dhe qumësht krejtësisht të skremuar.

Ne njërën nga ditët në te cilën duhet ngrëne mish, ky i fundit mund të zëvendësohet me peshk ose pule pa lëkure, të gatuar gjithnjë pa yndyrë.

Kjo dietë është përgatitur nga spitali “Sacro Cuore Memoriar”, dhe është përdorur tek te sëmurët nga zemra me mbipeshe, për t`i lejuar që të humbasin peshë shpejtë, në përgjithësi para ndërhyrjeve kirurgjikale./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button