Edhe një rast i etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë ka informuar sot se është konfirmuar edhe një rast i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor.

Bëhet fjalë për një fëmijë në moshë njëvjeçare, i hospitalizuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, me ethe dhe temperaturë të rritur, me formën më të lehtë të sëmundjes, pa komplikime të vështira, si  meningjit dhe encefalit.

Sipas analizave laboratorike të Institutit për Shëndet Publik, fëmija është njëri nga pesë rastet e paraqitura gjatë ditës së djeshme, por të katër të tjerat kanë rezultuar se nuk kanë të bëjnë me virusin e Nilit Perëndimor.

Në Klinikën për sëmundje infektive ende trajtohet një fëmijë dy vjet e gjysmë,  i cili edhe më tej është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa dy personat tjerë (një fëmijë 7 vjeçar dhe një burrë më i moshuar) pas trajtimit të suksesshëm janë lëshuar në shtëpi.

Në Maqedoni deri tani janë evidentuar gjashtë të sëmurë nga ethet  e Nilit Perëndimor, prej të cilëve dy vdiqën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button