Sëmundjet e zemrës, vrasës numër një në Maqedoni

Rreth 60 për qind e rasteve të vdekjes në Maqedoni gjatë vitit të kaluar janë shkaktuar për shkak të sëmundjeve të zemrës, kështu thonë të dhënat e Institutit për shëndet publik të Maqedonisë, një ditë para ditës ndërkombëtare të zemrës.

“Në 2010 nga sëmundjet e zemrës kanë vdekyr 11.069 apo 57.9 për qind. Në vitin 2011 numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur në Maqedoni është 16.465, ndërsa prej tyre 11.526 kanë vdekur nga sëmundjen e ndryshme të zemrës, dhe kjo paraqet shifër prej 59.2 për qind” thonë nga Instituti për shëndet publik.

Përqindja e mortalitetit në 100 mijë banor nga sëmundjet kardiovaskulare është rritur për 553.2 promila në 2009 në 559.9 promila në 2011.

“Mortaliteti nga sëmundjet kardiovaskulare është në rritje prej 25 e më shumë vite dhe është në vend të parë si shkak i vdekjeve. Rreth 58 kanë vdekur nga këto sëmundje, respektivisht te më shumë se gjysma prej tyre shkak për vdekje kanë qenë këto sëmundje, ose çdo i dyti i vdekur është nga këto sëmundje” tha Shaban Mehmeti, drejtor i Institutit për shëndet publik.

Në kuadër të shënimit të 29 shtatorit, Ditës botërore të zemrës, edhe Maqedonia në mënyrë aktivve kycet në shënimin e kësaj dite me moton “Një botë, një shtëpi, një zemër”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button