SHBA ka vendosur sanksione ndaj kryediplomatit venezuelian

SHBA ka vendosur sanksione mbi ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, raporton Anadolu Agency (AA).

Arreaza po ashtu ka shërbyer si zv/ministrin i Ministrisë së Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë, nënpresident ekzekutiv dhe ministër i Zhvillimit Ekologjik të Minierave.

Kjo lëvizje vjen pasi SHBA-të vazhdojnë të rrisin presionin financiar ndaj Venezuelës dhe aleatëve të saj rajonalë.

Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve të Washingtonit për të ushtruar presion ekonomik mbi qeverinë e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pasi Washingtoni ka njohur udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido, si president të vendit.

Departmenti i Thesarit po ashtu vendosi sanksione ndaj Carol Padilla, një gjyqtare e gjykatës, për rolin e saj si zyrtare në qeverinë venezueliane.

“Departmenti i Thesarit do të vazhdoj të shënjestroj të korruptuarit e brendshëm të Maduro-s, duke përfshirë ata që kanë për detyrë drejtimin e diplomacisë në emër të këtij regjimi të paligjshëm”, tha agjencia amerikane në një deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button