Rusia fton Izraelin për të diskutuar mbi programin bërthamor

Rusia ka ftuar Izraelin të diskutojnë për programin e saj bërthamor në një konferencë mbi krijimin e një zone të shkatërrimit të armëve në masë në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Ryabkov, i cili foli për AA në Moskë, tha se Tel Avivi ende nuk ka njoftuar nëse do të marrë pjesë në ngjarjen e planifikuar për në fund të vitit 2019.

“Ne mendojmë se të gjithë pjesëmarrësit e mundshëm të kësaj ngjarjeje do të kenë të drejtë për të ushtruar, mbrojtur dhe mbështetur në mënyrë efektive interesat dhe prioritetet e tyre”, tha Ryabkov.

Ai theksoi se në konferencë do të ketë shumë pjesëmarrës, të cilët do të jenë të gatshëm të diskutojnë programin bërthamor të Izraelit.

“Unë jam mbështetës i diskutimit të çështjeve që lidhen me aspekte të caktuara të sigurisë së një shteti në prani të një shteti të tillë (të armatosur bërthamor)”, tha Ryabkov, duke shtuar se vendimet do të merren përmes konsensusit dhe se askush nuk do të jetë në gjendje të “diktojë” Izraelin kundër interesave të tij të sigurisë.

Detajet e programit bërthamor izraelit fillimit u bënë të njohura në vitin 1985, kur ish-tekniku bërthamor i vendit dhe aktivisti i paqes, Mordechai Vanunu, duke theksuar kundërshtimin e tij ndaj shkatërrimit të armëve në masë, zbuloi detajet e programit të armëve bërthamore të Izraelit në shtypin e vitit 1986, megjithëse Tel Avivi ende nuk ka konfirmuar një gjë të tillë.

Irani, “vendi më i inspektuar në botë”

Duke theksuar se Irani ka respektuar Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), i njohur si marrëveshja bërthamore e Iranit, Ryabkov tha se Irani është vendi më i inspektuar në botë.

Zv/kryediplomati rus shtoi se problemet mbetën në normalizimin ekonomik të premtuar në vend nga Perëndimi.

Ryabkov theksoi se SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit, por po ashtu kërcënoi me vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve të tjera që bashkëpunonin me Teheranin.

Ai po ashtu kritikoi “kundërshtimin e marrëveshjes ndërkombëtar” nga Washingtoni dhe konfirmoi qëllimin e Rusisë për të respektuar JCPOA-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button