Ademi: Problemi me ujin në Gostivar merr fund

Problemi me ujin e pijshëm në Gostivar përfundimisht do të merr fund. Kjo pasi Ministria  e  Mjedisit  jetësor  dhe Planifikimit  hapsinor, ka  nënshkrua marrëveshje  trilaterale me Ambasadën e Zvicrës përmes  Sekretariatiti Zviceriean  për çështje ekonomike për finansimin  e Projektit  për  përmirësimin e sistemit  të  furnizimit me ujë  në  Gostivar. 

Ministri i Ekologjisë, Abdylaqim Ademi, tha se me këtë projekt zgjidhet problemi me ujin e pishëm për 65 mijë banorë nga Gostivari dhe vendbanimet për rreth.

“Do të përmendi se me projektin dhe ndërtimin e stacionit filtrues i sistemit për furinizim me ujë në Gostivar, ne si ministri bashkë me partnerët tanë përgjithmonë po e zgjidhim këtë problem, me sigurimin e cilësisë së ujit të pijshëm për rreth 65 mijë ekuivalent banorë nga Gostivari dhe nga vendbanimet e fshatrave për rreth” tha Ademi.

Investimi i përgjithshëm i projektit është  2.57  milionë  franka zvicerane, prej të cilave 2.3 milionë  ose  90 përqind  janë siguruar  nga Ambasada e Zvicrës, ndërsa  260 mijë  nga Komuna e Gostivarit.

Projekti duhet të realizohet për dy vite e gjysëm./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button