Sulmet në Sri Lankë, ulet numri i viktimave në 253

Autoritetet e Sri Lankës kanë përditësuar në 253 numrin e viktimave nga sulmet terroriste ndaj tetë pikave në ditën e Pashkëve, pasi më herët njoftuan për 359 të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha se është bërë gabim në përllogaritjen e viktimave dhe se bilanci aktual është 253.

Autoritetet kanë njoftuar se personi i dyshuar si organizator i sulmeve ka humbur jetën gjatë sulmit në hotelin Shangri-La në Colombo.

Sulmet dyshohet të jenë kryer nga 9 persona.

Policia vazhdon të ndërmarrë aksione policore ndërsa tashmë ka pubikuar fotografitë e 7 personave të kërkuar në lidhje me sulmet.

Të dielën në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana, si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, shpërthime ndodhën edhe në Dehiwala në periferi të Colombos dhe në afërsi të një mbikalimi në Dematogoda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button