Ivanov: Në shekullin 21, është absurde që të na kushtëzoni si ish-shtet ose ish-koloni

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov u drejtua në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me thirrje deri te të gjitha shtetet-anëtare të Organizatës Botërore, të cilët akoma nuk e kanë njohur Maqedoninë nën emrin kushtetues, ta bëjnë këtë.

“Sot, në shekullin 21 duket absurde që dikush të kushtëzohet si ish-shtet ose ish-koloni. Në emër të dinjitetit të popullit tim shfrytëzoj rastin t’i falenderoj publikisht të gjitha 134-vendet e Kombeve të bashkuara, të cilët kanë pranuar emrin kushtetues të vendi tim, e ajo është Republika e Maqddonisë. Dhe të dërgoj apel deri te të gjithë Ju: drejtphuni në aspekt të së ardhmes”, deklaroi Ivanov.

Në fjalimin e tij, Ivanovi vendosi theks në aktvendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, e cila vitin e kaluar mori vendim se greqia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme me veton për pranimin e Maqedonisë në NATO.

Ivanovi i ngriti aktvendimin nga podiumi i Kombeve të Bashkuara, ndërsa pas fjalimit ia dorëzoi kryesuese së Asamblesë së përgjithshme. Ivanov, i cili dje pati takim me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun, nga foltorja në KB kërkoi nga Bani që ta investojë autoritetin dhe të angazhohet për zhbllokimin e bisedimeve me Greqinë rreth emrit dhe për respektimin e aktvendimit të GJND-së.

Gjatë fjalimit të tij, presidenti i Maqedonisë foli për modelin maqeonas të inkluzivitetit dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve, sidomos të drejtën e vetidentifikimit. Ivanovi konsideron se raportet mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet të ndërtohen në bazë të fqinjësisë së mirë dhe rregullimit të sovranitetit të shteteve drejt respektimit të të drejtave të njeruit të qytetarëve të saj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button