Nuk trishtohem që ujqit m’i hanë delet, por që edhe… e mi,  hanë së bashku me to!

Një thënie e fuqishme e Faik Konicës së madh thotë:  “Shqiptari ka nevojë për dritën e diellit dhe të mendjes!”

Gjatë tërë historisë sonë kombëtare, gjithnjë kemi pasur ngritje dhe ulje që si synime të lëvizjeve të ndryshme ndërnacionale, kanë paraqitur luftë të ashpër qoftë kjo ideologjike apo partiake, ndërmjet vllezërve të një gjuhe dhe gjaku. Kontraditat e këtilla, kanë qenë prezente madje që nga antika jonë ilire, mesjeta arbërore, pushtimi shkatërrues anadollak dhe metamorfoza e tij që shkatëroi gjenetikën tonë kulturore,  mbretëria Jugosllave dhe më në fund regjimi komunist, që të gjithë së bashku,  shkatërruan sensin tonë të të rezonuarit racional, në momentet më kyçe të historisë sonë kombëtare.

Një analizë e thugtë socio-historike, nga këndvështrimi artikulimit të aspiratave dhe interesave tona në mënyrë të çiltër dhe gjithnjë sipas mësimeve që na i dhanë mendjet e ndritura të kombit, për një pjesë të madhe të kombit, pa marr parasysh ku ai jeton, ka provuar të jetë gjithnjë në dëm të interesit kombëtar, qoftë në  Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Çamëri, Mal të zi, Serbi   etj.  Shqiptari stereotip i këtyre koncepteve, është bërë si një lodër për të luajtur të tjerët, pra, ata që githnjë na kanë dashur të keqen. Fatkeqësisht, ky fatalitet, në rrethanat e sundimit te vlerave të demokracisë perëndimore, vazhdon  të qëndrojë pezull mbi kokat tona të shqiptarit, duke na kualifikuar si popull fatal, që për interesa indivuduale dhe materiale të një kolektiviteti të caktuar, shkatërron perspektivën e tij të ofruar nga ndryshimet e mëdha që solli bota bashkëkohore.

Kjo qasje duket e shëmtuar dhe si e tillë, nuk ka asnjë sqarim që do bazohej në logjikën e të menduarit racional! Janë këto rrethana  të krijuara nga politika ditore, që si për inat të tjetrit, lidhemi dhe bashkëpunojnë me taborin tjetër, që në fakt pozicionohet si  kundërshtar i përjetshëm i interesave tona kombëtare në Maqedoninë e Veriut.  Janë këto stereotipe që  veprojnë pa logjikuar mbi interesin tonë të përbashkët, stereotype  të servilosjeve tanimë dydekadëshe që marrin guximin dhe votojnë tufën e ujqëve që hanë delet tona!  Fatkeqësisht, të tillë i kemi akoma plot, edhepse është good news, që me lindjen e Agimit të ri,  ky komunitet i politizuar  skajshmërisht  sipas modelit të Gomarit të Babatasit, të Konicës së famshëm, si hije fataliteti, në pambrojtje na sulmon duke mos dhënë shejna të një dorrëzimi të mundshëm përfundimtar.  Një koncept Hanxho-banxhoist,  që gjithnjë dhe më shumë, po  instalohet ndër ne,  që assesi të vetëdijesohet nga një rilindje eventuale e rezonimit politik, që nëse duan, munden lehtë përvetsojnë dhe  shfrytëzojnë si koncepti i shpëtimit nga ligësia që  me dekada po nd ndjek.

Fitimi i cca 80.000 votave të pastërta shqiptare për president shqiptar, ishte një instrument i mrekullueshëm për të matur shkallën e fillimit të mbarë të vetëdijesimit të  trupit elektoral shqiptar, pas një periudhe të gjatë të paudhësisë identitare në politikbërje. Një situatë e krijuar e një natyre kllapitëse, rrënjët dhe ndikimi i së cilës, pushton në cvilitje jetën e shiptarit të rëndomtë dhe atij indelektual. Një status qytetar ky që  ndeshet ashpër me vlerat demokratike, në vendet ku demokracia  e sundimit të ligjit është efikase.  Një kaos i  këtillë i pakontrolluar, s’mund të jetë i dobishëm, përveç për klasën  sunduese, që në fakt  i shërben shtetit të kapur, që të funksionojë  vetëm për përforcimin e  interesave direkte dhe indirekte të masës e  cili subjektin politik në pushtet, e shikon vetëm si formë për t’u avansuar, pozicionuar dhe pasuruar. E tëra kjo,  normalisht  bazuar në premisa të veseve të ulta shoqërore si; nipotizmi, decepcioni,  korrupsioni, dekadenca, proteksionizmi partiak, etj., antivlera këto që trullosin  dinjitetin e qytetarit të ndershëm, në pritje të vazhdueshme të një kohe më të mirë. Një proverbë poullore thot: “Qeni tund bishtin, kurse njeriu duartroket!  Janë këto gjeste të një kafshe, qenie jologjike, dhe njeriut si qenie inteligjente, që përcjellin një mesazh të vetëm.” Ndryshe thënë;  si tek njëri ashtu edhe tek tjetri, ky mesazh shërben që në një mënyrë apo tjetrën, ta bëjë të dukshme kënaqësinë që secili, në mënyrën e tij,  ndjejn, për benefitet dhe rahatllëkun që gëzojnë, në shoqërinë e mizerjes së paparë! Fatkeqsisht, klishe të ndërlidhura ngushtë me ndikimin që në jetën tonë të përditshme sjell politikbërja pa parime të bazuara në vlerat nacionale në rradhë të parë, dhe më pas në vlerat e një shoqërie të vëertetë  qytetare.  Gjykoj se  edhe në shtetet më të demokratizuara si; Belgjika, Kandadaja, Finlanda,  madje edhe  Kosova, identiteti kombëtar, është gjithnjë ai që vëndoset në rradhë të parë, ndërsa më pas, pasojnë vlerat tjera demokratike, pa të cilat, nuk mund të funksionojë një shoqëri që aspiron të “hap dyert e mëdha të Europës së bashkuar”. 

Andaj, mjerimi i shqiptarëve në të gjitha kohërat,  ka qenë të kapej pas individëve dhe jo pas ideve, pas kapriçove fatale të interesit dhe fyerjes e përbuzjes  së vetvetes, që ujin e çon në mullirin e dreqit të mizerjes sonë  kolektive.  Sa për të bërë një requiem  të këtyre fenomeneve të shëmtuara,  do të rrikthehemsha pas në  historinë e  Shqipërisë e cila edhepse shtet për më shumë se 100 vite,  është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Sa përpiqemi ne, si individë dhe si institucione, apo subjekte politike që   t’i invesotjmë foract tona të majme intelektuale dhe shfrytëzojmë përkrahjen që na jep “Miqësia e madhe” të  shërojmë një herë e përgjithmonë vetveten,  nga dashuria për individët, nga dashuria për herostratizëm, e shoqëruar me të gjitha veset korruptuese, që si kancer shkatërojnë rininë dhe kombin tonë.   Një herë e përgjithmonë, duhet mësuar  ta  duam  dhe vlerësojmë vetveten,   dhe assesi  t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari, me të cilin na lidh materialistja e flashkët. Fatkeqsisht, deri më sot, ndër shqiptarë,  nuk është paraqitur asnjë mendje e ndritur, që të tregojë se si kjo do të mund të arrihej!

Rrezultatet e zgjidhjeve të djeshme presidenciale, ishin një provë që në një mënyrë apo tjetrën, përsërit këtë makth të shëmtuar që sjell polotikbërja e interesave të ulta multidimensionale, që na bëri të harrojmë kush jemi dhe ku duhet të shkojmë. Megjithatë, sidoqë të ishte rrezultati, një rrugë e re filloi të trasohet, një rrugë e një mendimi tjetërfare, një rrugë e rezonimit për vetveten dhe interesin tonë kolekjtiv si popull, tanimë kur e kemi kuptuar sa është ora! Rrga e ringjalljes dhë vetëdijesimit politik.  Tik-taku i kësaj ore, për kombet e përparuara,  shkon drejt avansimit të vendit të tyre, drejt krijimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë, drejt një konceptimi të një plitikbërje për qytetarin shqiptar në rradhë të parë. Sa na lejon qasja e perceptimit Freudian,  të konceptimit të gabimeve në pavetëdije që vazhdimisht po i bëjmë, dhe inatet që këto gabime po i favorizojnë, është një pyetje që kërkon të shtrijmë dorën njëri tjetrit, për bashkëpunim politik, për ngritjen tone kolektive,   mbi atë që është interes partiak, që thjeshtë,  çon drejt unifikimit të interesave tona, në një shtet të barabartë me palën tjetër. Në një shtet ku nuk do llogaritemi pakicë statistikore, një shtet ku të drejtat tona individuale dhe politike,  nuk do jenë të dozuara, që jepen bazuar mbi filtrimet e dy arshineve, i.e. atë të palës shqiptare dhe palës maqedonase, sepse një filtrim i këtillë i të drejtave elementare, nuk ishte kaq i ashpër dhe kaotik e I pamëshirshëm,  madje as edhe në  regjimin  komunist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button