Merko takohet me Ahmetin: flasin për kandidatin e Strugës

Ramiz Merko, dukej i qeshur në momentin kur para gazetarëve konfirmoi takimin e realizuar gjatë ditës së djeshme  me liderin e partisë së tij Ali Ahmetin. Merko potencoi tha se me Ahmetin kanë diskutuar një sërë çështjesh dhe problematikash.

’’Biseduam për të vetëshpallurit kandidat të BDI-së për të cilët u tha se nuk është një gjë  e mirë të prezantohen në media në këtë formë.  Ahmeti premtoi se për këtë çështje do të deklarohet  edhe publikisht’’ nënvizoi ai. 

Merko potencoi se Ali Ahmeti i kishte quajtur si spekulime informacionet e plasuar në media  se  kryesia qendrore e BDI-së ka votuar për kandidatët potencial të kësaj partie në Strugë.
’’Spekulimet se në kryesi të BDI-së është votuar dhe Aziz Pollozhani ka marr 20 vota, ndërsa Ramiz Merko 2 vota në mënyrë kategorike i demantoi Ali Ahmeti’’përfundoi  Merko.

Kryetari i Komunës së Strugës deri tani asnjëherë nuk e ka fshehur ambicien se do të kërkoj edhe një nominim nga partia e tij për të qeverisur me Strugën edhe në një mandat të tretë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button