Microsoft nuk do të largoj Paint nga Windows 10, tani për tani

Microsoft Paint ishte një nga aplikacionet e caktuar për shuarje në Windows 10 Fall Creators Update. Megjithëse Paint ishte në dispozicion për përdoruesit, nuk mori asnjë tipar të ri pasi u përball me mundësinë e largimit nga Windows 10 në të ardhmen.

Në fund të vitit 2017, Microsoft filloi të shfaqë një njoftim brenda Paint-it, i cili paralajmëroi përdoruesit për largimin e tij të menjëhershëm pasi ishte planifikuar të zëvendësohet me Paint 3D, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht për fansat e Paint, Brandon LeBlanc, menaxher i programit të Microsoft për Windows, ka konfirmuar në Twitter sot se gjigandi i softuerit nuk do të heqë aplikacionin, të paktën në të ardhmen e parashikueshme.

LeBlanc bëri njoftimin në përgjigje të faqes italiane të lajmeve të teknologjisë HTNovo, që e thirri vëmendjen e tij për mungesën e mesazhit paralajmërues të Paint-it në pajisjet që operojnë me Windows 10 19H1 Build 18362.xx.

LeBlanc tha se Paint do të mbetet në Windows 10 për momentin dhe do të përfshihet në Windows 2019 Update.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button