Bexheti: Le të ankohen prindët pastaj do reagojmë

Të gjitha palët e dëmtuara të cilëve rastet e tyre gjyqësore u prolongohen dhe nuk u zbardhen me kohë, mund të drejtohen direkt edhe në Ministrinë e drejtësisë apo edhe organet tjera kompetente me një ankesë organet do të shqyrtojnë se përse Gjyqi ua vonon apo zvarrit procedurat. 

Kështu tha njeriu i parë i dikasterit të drejtësisë në vend Blerim Bexheti, i pyetur se cili është komenti i tij lidhur me zvarritjen e procedurave gjyqësore të vrasjes së dyfishtë në Gostivar që ndodhi në muajin Shkurt, dhe vrasjes së maturantit të Kondovës fatkeqësi kjo që ndodhi në prill të vitit 2011.

“Jemi dëshmitarë që ka situata që në suaza të procedurave juridike ligjore, ndonjëherë vjen edhe deri tek zhagitja, po me gjithë atë komfor zbatimit të ligjeve dhe normave nëpër gjykata. Dhe besoj se gjykatësit do të vazhdojnë me një theks më të veçantë që të jenë më efektiv që në përmbarimin e lëndëve dhe apeloj që palët e pa kënaqura gjithashtu për rastet që vonohen kanë të drejta plotësuese në suaza të ligjeve që të kërkojnë efikasitet. Mund të drejtohet edhe tek Avokati i Popullit edhe tek Ministria e Drejtësisë, edhe tek Këshilli gjyqësor republikan edhe tek Kryetari i gjyqit që të marrin shpjegimin  për dilemat që kanë se përse vonohet procedura e tyre gjyqësore” tha Bexheti.

Por ekspertët e çështjeve juridike thonë se procesuimi i ngadalshëm apo zvarritja e lëndëve paraqesin rrezik ë madh edhe për marrëdhëniet ndër etnike në vend.

Edhe rasti i Kondovës edhe rasti i vrasjes nga ana e policëve të Gostivarit, flasin edhe tash por jo vetëm tash, kjo përsëri e vërteton rrethanën se gjykatat në Maqedoni nuk janë efikase. Gjykatat në Maqedoni i zvarrisin lëndët edhe në lëmin civile edhe në atë penale ka thënë ditë më parë për Portalb eksperti i çështjeve juridike profesori Osman Kadriu.

“Pra mund të kërkohen edhe tek Ministria e Drejtësisë, ku ne kërkojmë raport tek gjykata ku mund të jetë e parashtruar lënda, të kuptojmë se përse ka ardhur deri tek vonesa e kështu me radhë dhe normalisht që gjitha këto situata ndodhin në suaza të efikasitetit” tha më tej Bexheti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button