Pendarovski në Karposh: Nuk ka rëndësi a fitoj unë, por a do të jetë ose jo Siljanovska

Pas përfundimit të rrethit të parë, kandidati për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut i 30 partive politike, Stevo Pendarovski sot ka filluar fushatën për rrethin e dytë, transmeton Portalb.mk.

Në takim me qytetarët e komunës Karpshit, Pendarovska tha se këto zgjedhje nuk janë të thjeshta, dhe nuk është ajo që a do të fitojë Pendarovski, do të jetë ose jo kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.

“Dje morëm numër të votave që është larg pritshmërie tona. Numri i votave është një kapital i rëndësishëm, dhe ata që nuk votuan e dinë se ky opsion është i vetëm që na dërgon përpara. Njerëz që mbetën në shtëpi, sepse janë të pakënaqur nga pushteti, dhe dua t’i porosis: këto zgjedhje nuk janë të thjeshta, dhe nuk është ajo që a do të fitojë Pendarovski, do të jetë ose jo Siljanovska”, tha Pendarovski.

Në tubim ka qenë edhe lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe nënkryetarët, Oliver Spasovski dhe Radmilla Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button