Vranët, shi dhe erë

Në Maqedoni të dielën do të mbajë mot i vranët me reshje lokale  të shiut dhe me erë. Reshje më intensive priten pasdite në viset jugore, lindore dhe juglindore.

Do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe veriperëndimore, ndërsa në viset perëndimore do të fryejë erë e përforcuar verilindore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej  7 gradë deri në 18 gradë, ndërsa ato maksimale të ditës do të lëvizin prej 15 gradë deri në 25 gradë.

Në Shkup të dielën do të mbajë mot i vrenjtur me reshje shiu dhe me erë. Do të fryejë erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej 15 gradë, ndërsa ajo maksimale e ditës do të mbërrijë deri 22 gradë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button