Anulohet ndeshja e basketbollit ndërmjet Lirisë dhe MZT Skopjes

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme pas ngjarjeve të djeshme  në lagjen e Gjorçe Petrovit edhe zyrtarisht është prolonguar ndeshja e paraprë për sot ndërmjet Lirisë dhe MZT Skopjes, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superligës së basketbollit në vend.

Duke pasur parasysh ndodhitë e fundit që ndodhën para fillimit të takimit të parë mes ketyre dy skuadrave në palestrën “Boris Trajkovski” kur nuk ishin lejuar që “Shvercerat” të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës, nga MPB kishin vendosur që ndeshja e sotshme të shtyhet dhe e njëjta sipas drejtuesve të Lirisë të zhvillohet të enjten.

Lajme të ngjashme

Back to top button