Pendarovski ka humbur rreth 2.000 vota nga viti 2014, Siljanovska me 130.000 vota më pak nga Ivanov (FOTO)

I vogël është dallimi mes numrit të votave që kandidati për president Stevo Pendarovskit i ka fituar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale këtë vit, në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014. Para katër viteve Pendarovski ka fituar vetëm 2.318 vota më shumë se tani, transmeton Portalb.mk.

Në vitin 2014, gjithsej 326.164 vota janë numëruar në konton e Pendarovskit. Nga ana tjetër, kundërshtari i tij i cili i fitoi zgjedhjet, Gjorge Ivanov ka pasur numra më të lartë se kandidatja e tanishme nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska. Para katër vjetëve, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Ivanov fitoi 449.442 vota. Krahasuar me sot, Ivanov ka fituar madje 130.202 vota më shumë nga Siljanovska.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale 2019 në rrethin e parë
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale 2014 në rrethin e parë

Në rrethin e dytë dallimi është edhe më i madh kur për Ivanovin kanë votuar 534.910 votues ose rreth 215.670 më shumë nga votat që Siljanovsa i ka fituar në rrethin e parë.

Ivanov dhe Pendarovski në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2014 kanë garuar me dy kandidatë tjerë. Kandidatin nga Partia Opsioni Qytetar i Maqedonisë, Zoran Popovski, i cili atëherë fitoi 31.368 vota, ndërsa kandidati i PDSH-së, Iljaz Halimi 38.966 vota.

Kandidati i tretë i zgjedhjeve aktuale zgjedhore, Blerim Reka, në rrethin e parë ka fituar 10 për qind të votave, ose gjithsej 79.915 vota.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2014 ka pasur rreth 23.677 vota të pavlefshme. Tani, vota të pavlefshme ka rreth 32.828 ose rreth 4.34 për qind.

Dalja në vitin 2014 ka qenë më e madhe se tani. Para katër vjetëve në rrethin e parë kanë dalë të votojnë 869.547 votues, ndërsa në këto zgjedhje kanë votuar gjithsej 716.828.

Megjithatë, duhet të rikujtohet se për dallim nga votimi i djeshëm që është vlerësuar nga të gjitha palët si i qetë dhe në atmosferë demokratike, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për zgjedhjet presidenciale 2014. Zgjedhjet në të cilat fitoi Gjorge Ivanov janë kritikuar për shkak parregullsive të mëdha, për të cilat janë hapur edhe hetime që kanë rezultuar me procedura gjyqësore, kundër udhëheqësisë së atëhershme të VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button