Në Komunën e Tetovës deri në orën 17:00 kanë votuar 24.46 votues (VIDEO)

Sekretar i KZK-së në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti në konferencë njoftoi se në komunën e Tetovës deri në orën 17:00 kanë votuar 24.46 për qind e votuesve, votimi deri tani ka shkuar në rregull dhe pa incidente, transmeton Portalb.mk.

“Deri në orën 17:00 në Komunën e Tetovës, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar është 20.395 votues nga gjithsej 83.387 votues, apo diku 24.46 për qind”, tha Nazmi Dauti.

***********************************************************

Sekretar i KZK-së në Komunën e Tetovës, Nazmi Dauti në konferencë njoftoi se në komunën e Tetovës deri në orën 15:00 kanë votuar 20 për qind e votuesve, votimi deri tani ka shkuar në rregull dhe pa incidente, transmeton Portalb.mk.

“Deri në orën 15:00 numri i votuesve në Komunën e Tetovës është 16.468 votues, që në përqindje i bie 20 për qind. Procesi i votimit ka shkuar pa pengesa dhe probleme dhe mendojmë se deri në fund interesi i qytetarëve për të votuar do të rritet dhe nuk do të hasim në ndonjë problem. Personat që nuk janë në listën zgjedhore i drejtojmë në Zyrat e Njësisë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe ato merren pastaj”, tha Nazmi Dauti, sekretar i KZK-së në Komunën e Tetovës.

“Në shkollën fillore “Liria” të Tetovës dalja është rreth  290 votues që i bie 35 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, votimi ecën në mënyrë të qetë, dhe nuk janë paraqitur parregullsi”, tha Dejan Milosavleski, vëzhgues në vendvotim në shkollën fillore “Liria”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button