Sri Lankë, pas sulmeve në kisha dhe hotele shpërthim edhe në kopshtin zoologjik

Edhe një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në perifieri të Colombo-s, kryeqytetin e Sri Lankës i cili sot në mëngjes ishte në shënjestër të një serie të sulmeve vrastare në tre kisha dhe tre hotele, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke u thirrur në deklaratat e oficerëve të policisë, gazeta lokale “Daily Mirror” raporton se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Dehiwal.

Të paktën 138 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën në 8 sulmet me bomba mëngjesin e sotëm në Sri Lankë.

Shënjestër e sulmeve me bomba ishin tre kisha në qytetet Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo.

Sulmet ndodhën gjatë festës katolike të Pashkëve ndërsa mediat lokale raportojnë se në mesin e të vrarëve ka dhe turistë. BBC raporton se në mesin e të vrarëve janë të paktën 9 të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button