Stavrevski: Qeveria do të luftojë kundër recesionit

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë për atë se kuartal të dytë me radhë ekonomia e Maqedonisë shënon rënie dhe me këtë automatikisht hyn në recesion, janë të pritura dhe paraprakishtë të lajmëruara nga Qeveria, deklaroi ministri i Financave Zoran Stavrevski.

“Pikërisht për këtë shkak, Qeveria po ndërmerr një varg masash për zbutjen e recesionit, siç është rebalanci i buxhetit, mbajtja e investimeve kapitale në nivel të lartë, dy linjave kreditore të cilat fillimisht duhet t’i japing efektet si dhe masat në industrinë metalurgjike, tha ai.

Stavrevski theksoi edhe programin për mbrojtjen e kategorive sociale të popullatës punësimet e përkohshme dhe pagesën me kohë të pensioneve.

“Evrozona është në recession me minus 0.8 për qind në kuartalin e dytë, identikisht sikur Maqedonia. Në fakt, kjo tregon se ka ndërlidhje të plotë dhe pasoja nga ndodhitë në evrozonën mbi Maqedoninë, dhe këtu të gjitha vendet në fqinjësi janë në gjendje negative. Kjo është arsyeja për shkak të cilës Maqedonia, e cila është tërësisht e orientuar kah ekonomia evropiane, në dy kuartalet e para kishte shkallë negative”, tha Stavrevski.

Ai shtoi se gjendjet në ekonominë evropiane janë shumë të ndryshueshme, ndaj vështirë mund të thuhet tani se çka mund të jetë projektim serioz për pjesën tjetër të vitit.

“Për ne më e rëndësishme është të ndihmohet në ekonominë, të përmirësohet likuiditeti i ekonomisë dhe të mbrohen të ardhurat e qytetarëve dhe të mbrohen punonjësit dhe të mos ketë largime nga puna. Këto janë aktivitetet që po i bëjmë në këtë periudhë, tha Stavrevski.

Sipas tij Qeveria mbetet e hapur për shqyrtime të të gjitha masave të mundshme të cilat do të mund të pranohen në kuadër të mjeteve buxhetore me të cilat disponojmë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button