Lëkurë e dëmtuar pas pushimeve, maskat e duhura

Pushime të gjata ose të shkurtra, ato sigurisht që i japin efektet e tyre fizike jo vetëm ato psikologjike.

Orët e kaluara në diell dhe në ajër të pastër mund të kenë krijuar probleme në lëkurë edhe nëse janë marrë masat e nevojshme, pa pasur parasysh faktin se nxirrja dalëngadalë venitet.

Sugjerohet që disa minuta në ditë i duhen dedikuar bukurisë së lëkurës dhe zgjedhjes së formulave të duhura për hidratimin e saj.

E dobishme dhe delikate duhet të jetë maska mbrojtëse e përdorur jo vetëm për fytyrën por edhe për trupin.

Për fytyrën siç informon noa.al rekomandohet vaj bajame dhe produkte të Aloe Vera, ndërsa për trupin pas dushit duhet aplikuar një krem hiodratues sipas lëkurës, duke e masazhuar trupin lehtësisht.

Thelbësore për këtë proces është aplikimi në masën e duhur e kremit në çdo periudhë të vitit, por kryesisht pas pushimeve kur lëkura ka pësuar edhe më shumë dëmtime.

Rekomandohet që për lëkura më të ashpra duhet përdorur një hidratues i nivelit më të lartë, ndërsa për trupin hidratuesi duhet të jetë disi më i butë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button