Digjet ambasada gjermane në Sudan

Në kryeqytetin sudanez Kartum protestuesit e tubuar hyrën në ambasadën gjermane dhe e dogjën.

Grupi në fjalë e hoqi dhe theu tabelën me mbishkrimin e ambasadës dhe vendosi flamurin islamik, pohojnë dëshmitarët. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Gido Vestervele në Berlin deklaroi se të punësuarit e ambasadës në Kartum janë në vend të sigurtë, transmetoi Deutsche Wele.

Protestuesit kanë hedhur me copëza të xhamit dhe ndezën zjarr në korridorin kryesor të ndërtesës. Paraprakishtë, 5.000 njerëz protestuan para ambasadës gjermane dhe britanike për shkak të filmit anti-islam dhe tentuan të hyjnë në ndërtesat. Grupi ka hedhur gurë, ndërsa policia sudaneze përdori lotsjellës për t’i shpërndarë. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button