Protestë paqësore e Sindikatës së pavarur për shëndetësi më 24 shtator

Sindikata e pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale pran Unionit të sindikatave të Maqedonisë më 24 shtator do të dalë në protestë paqësore.

Nga Sindikata theksojnë se tek anëtarët e tyre ekziston pakënaqësi e madhe nga “pagesa sipas kontributit”, ndërsa greva e tyre paqësore do të mbahet në rrethin e institucioneve shëndetësore publike.

“Fakt është se në shëndetësi nuk ka ndryshime të thjeshta dhe të lehta, veçmas nëse ato vetëvetiu fusin acarime dhe pakënaqësi të caktuara. Ne reaguam ndaj disa parregullsive që kur masa ishte pilot-projekt në disa institucione shëndetësore. Kjo masë në njëfarë mënyre futi edhe disa turbulenca në punën sindikale, deklaroi Lubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button