Pendarovski në Probishtip dhe Karbinci: Nuk do të lejojmë kthim në të kaluarën, është trasuar rruga që çon drejt BE-së dhe NATO-s

Kandidati i përbashkët për president, Stevo Pendarovski, sot ishte  për vizitë në Probishtip dhe Karbinci, ku nga banorët e këtyre komunave kërkoi përkrahje masive më 21 prill dhe 5 maj përmes rrumbullaksimit të numrit 3,  për të ardhme më të mirë,  që të mos lejohet kthim në të kaluarën dhe kohën e gruevizmit. Opsioni tjetër, potencoi Pendarovski, nuk ka.

“Nëse dikush dëshiron të votojë për Gordana Siljanovskën, do të thotë mandat i tretë për Ivanovin. Emri është ndryshe, por politikat janë të njëjta. Më 21 prill dhe 5 maj atë nuk do t’ua lejojmë, por do të vazhdojmë  Së bashku përpara drejt integrimit në BE dhe NATO atje ku përkasim”, tha Pendarovski.

Rruga nëpër të cilën shkon kjo Qeveri, tha Pendarovski, çon drejt zhvillimit, investimeve të reja, standardit më të mirë, pagave më të mëdha dhe vende të reja të punës, ndërsa tërë ajo është nxitje  që të rinjtë të mbesin në vend.

Pendarovski bëri thirrje për lidhshmëri dhe bashkësi, sepse perspektivat e hapura drejt BE-së dhe NATO-s, sjellin vetëm të mira për shtetin, qytetarët, veçanërisht për rininë. “Rruga është trasuar dhe nuk ka kthim prapa”, porositi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button