Wikileaks me një porosi kontroverse për tragjedinë në Libi

Pas sulmit të ambasadës në Libi, ku u vra ambasadori amerikan Christopher Sevens, Wikileaks nëpërmjet të profilit në Twitter përsëri tërhoqi vëmendje, por kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë porosi sekrete,  por për një mendim kontrovers.

“Pasi që SHBA-të e pranuan rrethimin e ambasadës së Ekuadorit në Britaninë e Madhe, kjo u dha miratim të heshtur ambasadave të tjera në botë.”

Analogjia e Wikileaks me të cilën barazohet rrethimi i ambasadës amerikane në Libi me rrethimin policor të ambasadës në Britani të Madhe, ku gjeti strehim themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, nuk i pëlqeu askujt dhe prandaj kishte reagime të shumta. 
Pas vetëm 30 minutave, kjo u hoq nga profili i Wikileaks./Portalb   

Lajme të ngjashme

Back to top button