Greqi, aksident rrugor, vdesin katër turistë rusë

Një aksident rrugor, me pasojë vdekjen e katër personave, ka ndodhur në orën 4.30 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Mudhanja –Selanik pranë fshatit Kardhia 22 kilometra larg Selanikut.

Një autobus që transportonte 51 turistë ruse është përmbysur dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen kater turistë rusë dhe janë plagosur 31 të tjerë. Raportohet se në autobus ishin 50 pasagjerë dhe duhej të fluturonin nga aeroporti për në Shën Petersburg në Rusi.

Autobusi ka rrëshqitur nga rruga për shkak të lagështirës dhe ishte përmbysur./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button