(VIDEO)Talat Xhaferi mban fjalim në heshtje!

Talat Xhaferi është duke e shfrytëzuar të drejtën e tij që fjalimet ti mban në heshtje. Pasi nuk foli një orë të tërë, ai ndryshoi strategjinë, duke folur 15 minuta dhe 15 të tjera i kalon në heshtje në foltoren e Kuvendit në seancën e Komisionit për punë dhe politikë sociale ku diskutohet për ligjin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Maqedonisë apo “branitellat”.

Xhaferi tha se synon të thejë rekordin e të ndjerit Lupço Jorndanovski i cili kishte shfrytëzuar të drejtën e heshtjes në foltore për 10 minuta. Xhaferi paralajmëroi se do të heshtë për një orë në seancën e këtij komisioni, duke paralajmëruar deputetet e tjerë se nëse e pengojnë atë ai do ta përsëris “fjalimin e tij”.

“Edhe folja në heshtje flet mjaftë dhe është porosi shumë e madhe për këtë arsye ju kisha lutur që të mos ndërhyni në fjalimin tim” tha Xhaferi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button