Raundi i ri i bisedimeve për Sirinë do të mbahet më 25-26 prill

Raundi i 12-të i bisedimeve të garantuesve me temë për Sirinë do të zhvillohet më 25-26 prill në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sultan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit, raundi i 12-të i bisedimeve me temë për Sirinë, ku përveç Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të marrin pjesë delegacionet e regjimit të Bashar al-Asadit dhe opozitarëve, do të zhvillohet më 25-26 prill.

Në mbledhje Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Jordania do të marrin pjesë si vëzhgues, ndërsa do të trajtohen çështjet si Idlibi, verilindja e Sirisë, masat për rritjen e besimit, rikthimi i refugjatëve, gjendja humanitare si dhe strukturimi pas luftës.

Gjithashtu në bisedimet teknike që do të zhvillohen para mbledhjes kryesore, do të trajtohen edhe çështjet si përfundimi i punimeve për formimin e Komitetit Kushtetues, si dhe pjesëmarrja e vendeve të reja vëzhguese në procesin e mbledhjes.

Mbledhja më 25 prill do të filloj me bisedime teknike dypalëshe dhe trepalëshe, ndërsa më 26 prill do të mbahet sesioni kryesor.

Në kuadër të takimeve gjithashtu planifikohet të zhvillohet takimi i tetë i grupit të punës për lirimin e të privuarve nga liria.

Bisedimet me “formatin e Astana-s” që zhvillohen nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit zhvillohen që nga janari i vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button