In Res Albanica…

“O populli  im! …Sa e sa gjëra janë bërë dhe bëhen në emrin e mirësisë dhe lirisë sate? Nje njeri, mund të mashtrojë një tjetër për një kohë, një njeri mund të mashtrojë edhe një popull për një kohë, por njeriu nuk mund të mashtrojë një popull të tërë për gjithmonë”! (Faik Konica-Albania 2, 1907)

Tanimë një kohë të gjatë, madje dy-tri dekada të sundimit të demokracisë së modelit parlamentar, konstruktuar sipas vlerave oksidentale, me synime të qarta,  të artikuluara nëpërmjet planeve aksionale të partive në pushtet, jemi dëshmitarë, që koha ka sfiduar dhe sfidon gjithçka. Andaj  ajo ‘sfidoi edhe subjektet politike’ që vijnë e shkojnë në këtë vend, përfshirë aty edhe votuesin  e llojit ‘sui generis’, atë që ‘kokën e hedh’ për interesat individuale, ato të pozicionimit në një rreth apo shoqëri skajshmërisht herostratiste! Nga ajo që mësojmë, qoftë duke qenë të eksponuar pasivisht, para mediave, apo në komunikimin e përditshëm informal, është një gjë të vetme dhe konstante.

Është ‘fenomeni i përkuljes së  dhunshme’ që vlerat tona të humbura morale, ushtorjnë mbi shqiptarin skajshmërisht të politizuar. Një konstelacion bindjesh dhe klisheshë politike,  të natyrës konstruktivisto- gjenerativiste,  që në formë motorike,  në vazhdimësi po na përseriten. Një fenomen kompleks i veprimit demokratik të aktit të votimit, i cili haptas dhe me dekada, bëhet thjeshtë për interese nga më të ndryshmet; për grupe dhe komunitete të ndryshme, që  në fakt në qendër të vëmendjes, kanë  përfitime individuale dhe miqësore të miqësive të mëdha që funksionojnë sipas terkut; të unë për ty, ti për mua, ne për ju dhe ju për neve! Një sintagmë që nuk mund të  deshifrohet ndryshe, përveç si një  fenomen shumëkuptimor, i cili sido që semantikisht të analizohet, në vete nuk ngërthen asgjë më shumë se interese dhe herostratizëm të kulluar. Ishte mirë koha kur në fillim, këto dy fenomene perceptoheshin ndryshe. Pra,  si veprime politike nga  implementimi i të cilave do përfitonte votuesi! Fatkeqësisht kjo idilë e bukur zgjati shumë pak, ngase në emër të këtij patriotizmi që reflektohej dhe që synohej të implementohej në praktikën e jetës së përditshme të shqipatrit, e shëndroi këtë të fundit (komunitet i dytë në vend), në një makineri votuese, në pritje të gdhirjes së agimeve më të bardha. Fatkeqësisht, siqë thuhet, koha  me magjiinë e saj të jashtëkohëshme, nxjerr në sipërfaqe shëmtinë e këtij koncepti, që më në fund, për shqiptarin, provoi të jetë gënjeshtër e pastër për shpresën e dhënë.

Një periudhë kohore kjo,  që përçau elektoratin shqipar dhe acaroi marrëdhëniet madje ne formë ekstreme ndër miq, shokë, kolegë, duke gëlltitur këtu edhe atë më të shenjtën në familje ; paqën familjare! Por  ç’e do, kur kështu e kërkuaka demokracia, ky sistem vlerash që në ambientet tona erdhi e flashkët, e keqinterpretuar dhe e ndryshur sa më s’ka. Ky sistem vlerash, që përtfundimisht, nga inteleigjeca shiptare dhe nga rinia, madje edhe qytetari më i largët i zonave të thella të vendit, u   perceptua si zhgënjim nga tmerri dhe zhveshjes së njeriut,  nga dinjiteti  i tij. Situata  në të cilën  si trup elektoral, po përpëlitemi tani e do vite, është dëshpruese dhe në ‘kërkim të zërit të arsyes’ dhe veprimit racional në rrethana irracionale, ku mbisundon ‘hanxho bançizmi’ i Konicës së madh, ku askush askujt nuk i paguan llogari për  faktin e të qenit pjesë e dramës makabre që ka mashtruar një popull të tërë,  tanimë me vite.  Çdo respekt për të priviligjuarit dhe më të dashurit  e shoqërisë tonë, që aktualisht ndjejnë ëmbëlsinë e lezetit që u siguroi herostratizmi i ngritur mbi pafatësine dhe mizerjen e të tjerëve,  gjithandej në emrin e tyre të famës së krijuar me dekada.

Një gjë është e sigurtë, dhe është konstante, jo vetëm ndër shqiptarë, por tek të gjithë popujt dhe kulturat e botës, pa marr parasysh sa të përparuar apo te mbrapambetur të jenë. Është tik-taku i orës së ndërgjegjes, është tik-taku i gdhirjes së shpresës për ndryshim për përmirësim, për shpëtim të asaj që nga pacienti në lëngim shumevjeçar tanimë ka ngelur. Është koha kur në ajër ndjehet flladi që sjell qarkullimi i mendimit të lirë nga kllapia dy-dekadëshe që u desh në imperativ, ne dhe më të dashurit tanë ta përjetojmë, duke u viktimizuar skajshmërisht, në kornizat e asaj që quhet jetë ! Sepse të aftët duhet të jetojnë, ato e meritojnë, ndërsa të tjerët janë të paaftë dhe ato në heshtjen e bëtejes së shikimeve plor mllef e urrejtje, ngadalë do e gjejnë rrugën e ikjes nga llumi dhe dëshprimi,  ku pa dashje u drejtuan. Edhepse ndër ne, ka akoma të tillë që këtë  fllad, akoma nuk e ndjejnë, por kjo mund të shpjegohet nga fakti që kjo kategori njerëzish kanë arritur shkallën e ‘dorrëzimit përball mekanizmave dhe makinerisë së demokracisë ‘mollë sherri’ në shtetin ku jetojnë. Edhepse e zhytur dhe në pashpresë, nën komandëne e makthit përkulës,   kjo pjesë e popullit, po forcon ndjenjën e fuqishme, që është në rritje të vazhdueshme të dëshirës për t’u vërsulur drejtë së vërtetës aq shumë të pritur.

Të zgjedhësh një president shqiptar, në një vend me shumicë sllave, tanimë nuk është utopi, përkundrazi është një sfidë që lehtë duhet tejkaluar. Normalsisht, kështu mendojmë ne ; unë ti, inteligjenca, ne që liberalizmin demokratik e konsiderojmë vlerë që duhet kultivuar, vlerë që në vete ngërthen magjinë e fuqisë së ndryshimeve të mëdha, neve që konsiderojmë që ndershëm, fitojmë bukën tonë të përditshme. Fatkeqsisht, kjo si teori nuk perceptohet kështu nga një pjesë e caktuar e shqiptarëve, që në  fakt të munduar ndoshta nga bëmat e tyre të padrejta për vite të tëra, akoma mendojnë se kjo s’ka të ngjarë. Kjo, në të vërtetë,  është mëkat i madh dhe dobësi moale edhe kundrejt përkatësisë tënde etnike. Rrethanat e këtilla, janë ato që historia na i servon vazhdimisht, ndërsa ne në pavetëdije  verbërisht fuqishëm  i përqafojmë. Konica dhe madhështia  e tij, fuqia e fjalës së tij,  në pafundësi po na përsëriten. Gjuha e tij të  mprehtë, që buron nga mendja e ndritur e këtij burrshteti, është përshkrimi më i mirë e  amullisë morale, në të cilën,   një pjesë e jona, vazhdimisht po qëndron  e   katandisuar.

Andaj, shumë duhet  të punojmë ne shqiptarët, për të shëruar dashurinë dhe vëllazërinë në mesin tonë. Light motiv për këtë është vetë fakti që ;  ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare, edhepse shpeshherë, moskokëçarja dhe moskuptimi me njëri tjetrin,   na humb shpresën,  prapëseprapë, thellë në vetëdijen tonë, e dijmë që ndjenja kombëtare aty qëndron. Problemi i saj, është ajo vetëdije nuk është sa duhet e kultivuar, dhe kjo është kushti themelor, për bashkim dhe përparimin të gjithanshëm. Andaj, të ndalojmë së qenuri lodër e një mashtrimi të përjetshëm, këtij  fataliteti të dhimbshëm  që vazhdimisht po rri pezull mbi kokat tona !

Për me tepër, nëse ‘ambiguiteti i perceptimit racional të ndjenjës dhe identitetit kombëtar’, është akoma ai që ndër këto njerëz akoma funksionon, atëherë       duhet të jetë e lehtë që të ndërmerren ‘masa që do ndihmojnë kodifikimin e qëndrimeve të tyre si shqiptarë të vërtetë’. Do ishte ky momenti i baskimit të tyre me vëllezërit e tyre, që prijnë betejën  për pozicionim më të mirë,  në interes  të përbashkët në rradhë të parë si shqiptar dhe si komb. Për tu arritur një konseusualitet eventual politik ndër shqiptarë,  është fatkeqësisht joreal, dhe si i tillë, do kërkonte  pjekuri të mendimit dhe ftallimit mbi qasjet politike, dhe kjo pa dyshim, do duhej të merrte edhe shumë kohë. Kjo nga fakti që afiliacionet e ndryshme të politikës ditore, ato të zënies së bishtit nga ngrica dhe ato të herostratizmit që në një shoqëri në paudhësi totale, zakonisht kanë dijtur të sanksionohen, madje edhe shumë ashpër, janë faktorë që këto njerëz nuk i lejojnë të mbijetojnë ambiguitetin e  rrezikshëm dhe shkatërrues të  perceptimit të politikave ditore. Është e qartë që humbja e pozicioneve herostratiste dhe lezetllëkeve të kyjuara me dekada nga komforti që  ofron sundimi  dhe pushteti, mbi të shtypurit,  janë gjëra që vështirë lëshohen nga ‘përqafimi i mjerimit’, por një gjë është e qartë në këtë kontekst. Ajo është ndritja e mendjes së viktimës,  që ky makth, tanimë do vite po  e mundon pa mëshirshëm. Ai është akti i guximit dhe trimërisë shqiptare, akt  i cili  udhëhiqet nga burrëria dhe guximi   ynë shumëshekullor, vlera këto,   që sfiduan  edhe xhelatët dhe hienat më të mëdha që njohu historia, për të arritur që të mbijetojmë  sot ashtu siqë mundemi dhe dijmë.

Një president shqiptar në mesin e shqiptarëve,  është një shpresë që do ndryshonte shumëçka, një shpresë që në rradhë të parë do rikthente guxhimin, dinjitetin, do të forconte dashurinë dhe  do trondiste kështjellën që tanimë me dekada mban mbyllur frymën e lirë të perceptimit të drejtësisë dhe vlerave të tjera morale të shqiptarit dhe komuniteteve tona në përgjithsëi. Andaj, një ‘STOP’ këtij perceptimi famëkeq që praktikohet si vënie e interesave të palës tjetër,  para atyre të vetvetes, qe është mëse dëmtuese për shqiptarin e Maqedonisë së re. Është madje rrokullisje e mëtutjsehme në greminën e paudhësisë  që tanimë qartë, ka rezultuar në një katarzë ndërshqiptare që largoi rininë nga vendi, zhveshi intelektualin nga dinjiteti, mbolli urrejtje ndërvëllezërore, prishi fqiun me fqiun,  përçau popullin në skajshmëri,   dërgoi gjithçka në dreq të mallkuar!

p.s.Është një punë e lehtë për t’u bërë kjo, është një punë madje fisnike që në formë magjike, mund të ndryshojë botën tonë të vogel, në të mirën tonë të përgjitshme, drejtë; In Res Albanica-In Res-Pubica!( Shqiptari në shtëpi të vet)

Shkruan: Florim Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button