Ramadani mbetet trajner i FC Shkupi

FC Shkupi ka përfunduar me sukses një sezon shumë të vështirë në kampionatin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, duke e mbyllur në pozitën e katërt në tabelë, që ishte edhe synim I kryesisë së klubit.

Nga gjysmë sezoni pranveror në pankinën e FC Shkupi erdhi ish-futbollisti I kësaj skuadre Zekerija Ramadani, i cili me shumë përkushtim ka punuar në sezonin e tij debutues si trajner.
Ramadani skuadrën e Shkupit e kishte marrë në pozitën e 10-të me vetëm 22 pikë, ndërsa e përfundoi në pozitën e 4-të, me 52 pikë të fituara. 

Pikërisht rezultatet e shkëlqyera kanë bërë që kryesia ti ofrojë menjëherë renovimin e kontratës, për çka edhe vet trajneri ka njoftuar për një akt të tillë.

Ne menjëherë pas ndeshjes së fundit kundër Zajazit u takuam me kryetarin dhe u morëm vesh për të vazhduar punën si trajner. Gjithsesi se sezonin që vjen do të kemi sfida edhe më të mëdha, pasi liga e dytë do të përforcohet me skuadra shumë të mira, ndërsa fakti që do të jemi 10 ekipe, do ta bëjë kampionatin më të mirë. Ne që tani prioritet do të kemi kthimin në Ligën e Parë, ndërsa për këtë do të kërkojmë edhe disa përforcime cilësore, duke shtuar konkurrencën në ekip dhe duke sjellë diçka që ekipi nuk ka kishte”, ka thënë Ramadani i cili këtë sezon e mbylli me 9 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata, njëra që u arrit në tavolinë pas incidentit në Bogovinë. 

“Gjithsesi se e gjithë merita për këto rezultate i takon Allahut, ndërsa pastaj puna e palodhshme e 24 luajve të mi, pastaj aty jemi edhe ne stafi teknik, por asesi nuk guzojmë të harrojmë kryetarin tonë, Ejup Ademi i cili e bëri të pamundurën të mundshme, i cili solli futbollistët cilësor në klubin tonë, ndërsa ne si staf teknik e kishim më lehtë për të arritur objektivin” tha mes tjerash Ramadani.

FC Shkupi ka vazhduar me punë edhe gjatë këtyre ditëve, pasi nesër (e mërkurë), do të ketë dhe përballejn e radhës, kur me ekipin Rosoman do të luajë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Maqedonisë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button