“Gjyksi” i dha shqelm muzikës, i përkushtohet fesë islame (VIDEO)

Vazhdon të shtohet numri i atyre të cilët po e braktisin muzikën shkaku i bindjeve të tyre fetare, ndërsa së fundi këtë e ka bërë reperi shkupjan, “Gjyksi”, i cili vite më parë kishte bërë bujë të madhe me këngën “Shkupi”.

Reperi shkupjan, që njihej me nofkën e tij “Gjyksi”, quhet Selver Bushi, i cili që në moshën 18-të vjeçare largohent nga vendlindja për në Zvicër, e ku vzhdon të jetojë dhe punojë. Ai për Audio Nur, video produksion që publikon ligjerat të hoxhalarëve eminent nga trojet shqiptare në një intervistë eksluzive ka folur për 15 minuta rreth asaj se çka e shtyri ate të largohet nga muzika dhe ti përkushtohet praktikimit islamit.

Sipas shkupjanit që i dha “shqelm” muzikës, ndërsa një nga arsyet kanë qenë edhe përcejellja e ligjeratave të hoxhallavarëve eminent nga trojet shqiptare, siç është njëri prej tyre hoxhë Bekir Halimi.

Portalb ju sjell video – dokumentarit e realizuar nga “Audio Nur”, ku e Selver Bushi – ‘Gjyksi’, rrëfen në detaje për lënien e muzikës dhe përkushtimi i tij ndaj fesë islame. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button