Së shpejti do të prezantohet Ford Mustang i ri me 710 kuajfuqi

Kompania amerikane Roush Performance, e cila merret me modifikimin e veturave, për panairin e ardhshëm që do të mbahet në New York, nga 19 – 29 prill, është përgatitur që të prezantojë modelin Mustang Stage 3, Mustang GT i modifikuar i vitit 2019, njofton Koha.net.

Roush, për këtë Mustang Stage 3 ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), maskën e përparme të re, kofanon me vrima për ajër, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), transmeton Koha.net. Po ashtu, ky Mustang i ri vjen edhe me amortizatorët e rinj, set të ri të rrotave prej 20-inç me ngjyrë të zezë e goma 275/35R20, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, ulëset sportive, si dhe paketën sportive për interier.

Gjithashtu, kjo kompani amerikane ka përforcuar edhe motorin, 5.0-litër V8, e Mustang Stage 3 në 710 kuajfuqi.

Sa i përket çmimit, paketa “2019 Roush Stage 3” në SHBA fillon nga 22.925 dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button