Prej nesër shi dhe breshër

Nën ndikimin e aktivitete të ciklonit  në Mesdhe, nesër dhe gjatë fundjavës në Maqedoni do të mbizotërojë mot jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut,  bubullima, erë e përforcuar dhe  rënie e temperaturave.

Lokalisht do të ketë paraqitje të motit  të lig me reshje të rrëmbyeshme të shiut, mbi 30 litra në metër katror, breshër, zbrazje elektrike dhe erë e fuqishme. Temperatura ditore do të lëvizë prej 17  deri 25 gradë Celsius.

Nga fillimi i javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira me periudha të diellit dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Enti për punë hidrometeorologjike rekomandon në rast të paraqitjes  së zbrazjeve elektrike të mos  qëndrohet në ambient të hapur apo nën pemë të vetmuara.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button