Libianët, “Na fal Chris, Bengazi nuk mundi të të mbrojë!”

Në rrugët e Bengazit kanë dalë mjaft njerëz, të cilët kanë protestuar kundër vrasjeve në qytetin e tyre nga ekstremistët islamikë.

Gra të veshura me shami në kokë, burra e djem kanë mbajtur në duar pankarta ku lexohet: “Vrasjet nuk përfaqësojnë Bengazin apo Islamin”; ‘Chris Stevens ishte një mik i gjithë libianëve” ose “Na fal Chris, Bengazi nuk mundi të të mbrojë”; “Na fal popull amerikan”; ‘Jo fyerje për Profetin, jo fyerje për Islamin, jo terrorizmit”; ‘Kjo nuk na përfaqëson ne” etj. Demonstruesit kanë mbushur rrugët, duke protestuar e duke denoncuar dhunën e duke thënë se: “Libia nuk është Afganistan.”/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button