Lustratorët sot sërish lustrojnë

Komisioni për lustrim sot duhet t’i publikojë dosjet për tre ish-zyrtarë policor të cilët gjoja kanë qenë urdhërdhënës për ndjekje dhe përpunim operativ të qytetarëve.

Ata, sipas deklaratave paraprake nga Komisioni, janë dy ish-sekretarë të SDB-së të sistemit të kaluar politik të cilët sot janë gjallë, si dhe një drejtor i UBK-së i cili tashmë ka ndërruar jetë.

Lustratorët sot vazhdojnë me seancën për dy dosje të reja, ndërsa deri tani janë publikuar 29 dosje të qytetarëve për të cilët pikërisht Komisioni pohon se kanë qenë në lidhje të ngvushtë me SDB-në. Ligji i ri për lustrim sërish do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa ankesën e parashtroi Komiteti I Helsinkit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button