Xhaferi: BDI-në nuk mund ta poshtëroni, ligji nuk do të votohet

Në vazhdimin e seancës së Komisionit për punë dhe politikë sociale Talat Xhaferi shfrytëzoi të drejtën e tij për fjalë për të shpjeguar kthimin e deputetëve të BDI-së në seancë plenare, duke potencuar edhe njëherë se Propozim ligji për branitellat nuk do të kalojë.

“Kemi të gjitha format dhe mundësitë institucionale dhe do të përdorim për të bllokuar ligjin për branitellat. Pozita e tillë në të cilën jemi tani nuk është për fajin tonë. PDSH u kërcënua dhe paralajmëroi bllokim, por edhe një herë konfirmoj se nuk do të vie deri te votimi i këtij ligji. Kjo është beteja jonë institucionale dhe do ta zhvillojmë në praktikë. BDI-në askush nuk mundet ta poshtërojë” – tha Talat Xhaferi.

Kujtojmë se BDI dje ndryshoi strategjinë e veprimit në Kuvend duke e tërhequr vendimin e bllokimit të të gjitha ligjeve dhe të seancës së Kuvendit me pamundësimin e kuorimit. Deputetët e kësaj partie u kthyen në seancë dhe paralajmëruan se do të votojnë të gjitha ligjet përveç atë të branitellave.

Xhaferi gjithashtu paralajmëroi se do të vazhdojë bllokimi i Propozim Ligjit në seancë të Komisionit, duke thënë se ai akoma nuk është as në gjysmë të diskutimin të tij, ndërsa pas tij ka edhe shumë të paraqitur për të marrë fjalën. Seanca e Komisionit po vazhdon sot me punë normale dhe me fjalimin maratonik të Talat Xhaferit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button