Gostivar, të premten polici vrasës para gjykatës!

Në fund të kësaj jave mesa duket do të merr fund epilogu i vrasjes së dyfishtë në Gostivar. Jakim Trifunovski, anëtarë i policisë së Maqedonisë, njëherë edhe kryerës i veprës penale vrasje e dyfishtë e dy të rinjve në Gostivar të premten me 7 shtatorë do të dalë në Gjyq. Këtë për Portalb e tha Vullnet Paçuku, avokat mbrojtës i palëve të dëmtuara.

“Të premten në ora 10.30 është caktuar të filloj procesi gjyqësor për vrasjen e dyfishtë në Gostivar. Është caktuar seance dhe do të presim atë ditë të fillojë gjykimi. Për momentin besojmë se do të plotësohen kushtet për mbajtjen e seancës, pritet të vij i akuzuari, ai është në paraburgim, do ta sjellin në gjykim dhe do të fillojë gjykimi”, tha Paçuku.

Familjet e viktimave siç kanë potencuar disa herë nga Gjykata për të akuzuarin Jakim Trifunovskin kërkojnë dënim maksimal, respektivisht burgim të përjetshëm.

Ndryshe Jakim Trifunovski, anëtarë i policisë së Maqedonisë, me 28 shkurt të këtij viti pas një zënke për parkimin e makinës, ka lënë të vdekur 30 vjeçarin Imran Mehdia dhe 26 vjeçarin  Besnik Shehapi.

Në Maqedoni brutalitetit policor nuk është dukuri e rrallë, pas kësaj ngjarjeje dhe asaj të vrasjes së Martin Neshkovskit në vend pasuan protesta kundër këtij brutaliteti, mirëpo ministrja e brendshme Jankullovska nuk dha dorëheqje si që kërkuan protestuesit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button